Sht. Tet 31st, 2026

Plagoset një person në Rahovec, policia nis hetimet

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Vëllezërit Shabandula”, në Rahovec.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 29 tetor 2026, rreth orës 00:35, .

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.

Ai kishte pësuar një plagë në anën e djathtë të kraharorit dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur dëshmi materiale.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Rasti është cilësuar si “Tentativë vrasjeje

Postime të Ngjashme