Janë mbyllur 7 lokale hoteliere mbrëmë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, gjatë një aksioni të inspektorateve kompetente, me asistimin e Policisë së Kosovës.
Në aksion kanë marrë pjesë Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut, Inspektorati Sanitar dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me asistimin e Policisë së Kosovës.
“Mbrëmë, me asistencën e policisë, janë inspektuar shtatë operatorë ekonomikë (pesë në Mitrovicën e Veriut dhe dy në Zveçan).
Në mungesë të prezantimit të pëlqimit për kushtet minimale teknike, u është ndaluar përkohësisht veprimtaria gjashtë operatorëve ekonomikë, ndërsa një subjekti ekonomik në Zveçan i është ndaluar veprimtaria për shkak se nuk ka qenë i regjistruar në ARBK si biznes dhe, po ashtu, ka pasur mungesë të pëlqimit për kushtet minimale teknike”, tha Elshani

