Mar. Nën 17th, 2026

Publikohen emrat e zyrtarëve policor të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt, mes tyre drejtues të lartë të Policisë në Pejë

Zhvillime të reja kanë ndodhur lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Me heret u raportua se 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës pritet të suspendohen nga detyra, në kuadër të zhvillimeve pas nisjes së hetimeve për mënyrën se si është trajtuar rasti i viktimës.

Sipas informacioneve të reja t, në mesin e zyrtarëve të suspenduar janë:

Agron Hasanaj – Drejtor rajonal i Policisë.

Ndue Nikolla – Major, shef i Hetimeve Rajonale.

Faik Jahmurataj – Kapiten, komandant i Stacionit Policor në Pejë.

Dervish Haxhiaj – Zëvendëskomandant dhe shef i Operativës në Stacionin Policor në Pejë.

Sami Lekaj – Komandant i Nënstacionit Policor në Vitomiricë.

Faruk Muqolli – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë.

Po ashtu, në informacionet e siguruara përmenden edhe katër hetues të tjerë të Policisë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Ky zhvillim vjen pasi Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprime hetimore dhe verifikuese lidhur me trajtimin e raportimeve të Arlinda Zekajt nga zyrtarët policorë.

Hetimet synojnë të sqarojnë nëse janë respektuar procedurat ligjore dhe nëse ka pasur veprime apo mosveprime që mund të kenë ndikuar në trajtimin e rastit.

Postime të Ngjashme