Mbledhje e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

 

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike mban Konferencën ndërkombëtare KosovaPAR 2026 me temë: Vlera publike dhe e mira e përbashkët: njerëzit, besimi dhe digjitalizimi”. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Hotel Marriott, Prishtinë, ora 9:00)

 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare mban Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar me moton “Driving the Next Economy”. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti dhe ambasadori gjerman, Rainer Rudolph. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje. Raporton drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Salla N-204, Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione mban takim me kryeshefen ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 

Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Fakulteti i Studimeve Ismale, Prishtinë, ora 11:00)

 

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

 

Mbahet tryezë kritike kushtuar romanit “Hijet e Shpresës” të autorit Ramiz Selimi. (Katedralja “Nëna Terezë”, Prishtinë, ora 11:30)

 

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion mban mbledhje. Shqyrton Projektligjin nr.11/L-003 për energjinë dhe Projektligji nr.11/L-004 për energjinë elektrike. (Salla N-506, Kuvendi i Kosovës, ora 13:00

 

Kolektivi për mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 16:00)

 

Aleanca Kosovare e Bizneseve shënon 24-vjetorin e themelimit. (Restoranti “Village”, Vushtrri, ora 17:00)