Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut të Ri në Gjakovë.
Mesohet se bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri mes dy familjeve, Zyberi dhe Vishaj.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa dyshohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes këtyre dy familjeve.

