Hën. Tet 26th, 2026

Priten vonesa deri në 60 minuta në linjën hekurudhore Prishtinë–Pejë, shkak protesta

Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar se më 26 tetor 2026 mund të ketë vonesa në qarkullimin e trenave në relacionin Prishtinë–Pejë, për shkak të protestës së paralajmëruar të punonjësve të Infrakos-it.

Sipas njoftimit zyrtar të Trainkos-it, treni i rregullt me numër 4201 do të niset nga stacioni i Prishtinës sipas orarit të paraparë.

Megjithatë, nga stacioni i Fushë Kosovës deri në stacionin e Pejës, udhëtimi pritet të pësojë vonesa prej rreth 60 minutash, si pasojë e rrethanave të krijuara nga protesta.

Trainkos-i ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për situatën e krijuar, duke i ftuar ata që për çdo paqartësi të përcjellin njoftimet zyrtare të ndërmarrjes.

 

Postime të Ngjashme