Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës. Dyshohet se ajo u privua nga jeta me sopatë nga kunati i saj.
“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi .
Ndërkohë, sipas informacioneve , viktima është A.Z., shqiptare me shtetësi amerikane, ndërsa i dyshuari është nga komuna e Deçanit.

