Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dekretuar Ligjin Nr. 11/L-016 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026–2027.
Marrëveshja ka të bëjë me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën përmes Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA), i cili synon të ndihmojë vendet që synojnë anëtarësimin në BE përmes reformave dhe zhvillimit institucional.
Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës të 25 shtatorit, nga programi IPA 2026–2027 Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro.
Këto mjete synojnë të mbështesin proceset e reformave dhe zhvillimin e vendit në rrugën drejt integrimit evropian.
Programet IPA shërbejnë për të mbështetur reforma në fusha të ndryshme, përfshirë forcimin e institucioneve, përmirësimin e qeverisjes dhe përafrimin e legjislacionit e standardeve të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian.

