Pre. Tet 23rd, 2026

Arbnor Aliu ia mohon fitoren Gjilanit

Llapi i Podujevës është kthyer me një pikë të vlefshme nga udhëtimi në Gjilan, pasi barazoi 1:1 me skuadrën vendase në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës.

Përballja mes Gjilanit dhe Llapit u zhvillua nën dritat e reflektorëve, në një atmosferë të mirë, ndërsa vendasit ishin pranë fitores.

Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 69-të, kur Ardian Limani realizoi një supergol nga distanca për rezultatin 1:0.

Kur dukej se tri pikët do të mbeteshin në Gjilan, Arbnor Aliu shënoi golin e barazimit në minutën e 87-të, pas asistimit të Abdoulaye Yahaya, duke i siguruar Llapit një pikë të rëndësishme.

Pas 11 javësh kampionat, Gjilani renditet në vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e nëntë me 5 pikë.

Postime të Ngjashme