Aleanca po mban mbledhjen e strukturave të partisë, gjatë së cilës do të prezantohet programi i saj politik.
Para të pranishmëve, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, deklaroi se partia që aktualisht ndodhet në opozitë pret që në një të ardhme të afërt të marrë pushtetin.
“Është e jashtëzakonshme që duhet me pasë demokraci, pasi jemi thelbi i kësaj ure. Por, në të njëjtën kohë me u përgatitë për shkak se ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, u shpreh Gjini.

