Pre. Tet 16th, 2026

Ramadani shef i shtabit teknik te SC Gjilan

Zekirija Ramadani është emëruar shef i shtabit teknik te SC Gjilani, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2028.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjilanas përmes një komunikate zyrtare, duke konfirmuar kështu rikthimin e Ramadanit në krye të skuadrës kuqezi.

Ramadani e njeh mirë ambientin e Gjilanit, pasi e kishte drejtuar skuadrën edhe në edicionin 2022/23. Nën drejtimin e tij, Gjilani kishte siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane dhe kishte arritur deri në finalen e Kupës së Kosovës.

Trajneri vjen me një përvojë të madhe në futbollin kosovar, ku ka fituar pesë tituj kampioni me katër klube të ndryshme.

Me këtë emërim, Gjilani synon të vazhdojë punën drejt objektivave të përcaktuara për edicionet e ardhshme.

Postime të Ngjashme