Persona të maskuar kanë sulmuar me koktej molotovi godinën e Bashkisë së Shkodrës, në Shqipëri.
Ngjarja vjen në një kohë kur në qytete të ndryshme të Shqipërisë po zhvillohen protesta të gjimnazistëve dhe studentëve, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe incidente.
Në Shkodër, situata është përshkallëzuar edhe me sulme ndaj godinës së Bashkisë, si dhe ndaj selive të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Gjatë incidenteve janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të shoqëruar disa protestues.

