Në nderim të 29-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, gjeneralmajor Adrian Krasniqi, më 17 tetor 2026, në Pejë do të organizohet turneu tradicional në futboll të vogël, raporton KosovaPress.
Organizatorët kanë ftuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe veteranët e futbollit që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor, i cili synon të nderojë jetën dhe veprën e heroit Adrian Krasniqi.
Turneu do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 10:00, në Palestrën e Sporteve “Karagaç” në Pejë.
Përmes kësaj ngjarjeje sportive, organizatorët synojnë të bashkojnë veteranët e luftës dhe të sportit në një aktivitet që ndërthur sportin me kujtimin dhe respektin për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Në ftesën e publikuar, organizatorët u drejtohen të gjithë të interesuarve me mesazhin “Ju mirëpresim!”, duke i ftuar të bëhen pjesë e këtij turneu tradicional.
Për informacione shtesë rreth organizimit dhe pjesëmarrjes, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat 044 139 040 dhe 044 415 576.
Turneu oganizohet në përkujtim të Adrian Krasniqit, një prej figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra më 1997 në luftën për lirinë e Kosovës.

