Enj. Tet 8th, 2026

Tahiri i AAK-së për Ligjin e Speciales: Kufizimi nuk e zhbën por e përmirëson institucionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e zhbën institucionin porse siç thekson ai synon përmirësimin e tij që ka për qëllim vendosjen e drejtësisë.

Duke folur për ndryshimet e miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe reagimet e ndërkombëtarëve, Tahiri ka deklaruar se kufizimi ka të bëjë me të drejtën e institucionit legjislativ.

Tahiri për Ligjin për Specialen: Vendimi është i plotfuqishëm

“Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve në jo vetëm në procesin 6-vjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, tha ai.

Postime të Ngjashme