Mar. Tet 6th, 2026

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 06.10.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar S.S., nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal’ dhe ‘Kontrabandë me emigrantë’.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Italisë. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

 

Postime të Ngjashme