Para mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputeti Përparim Gruda ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme gjatë protestës në Prishtinë, duke e cilësuar dhunën policore si të paprecedentë në historinë e Kosovës së lirë.
“Tema e ditës sot është dhuna e mbrëmshme policore, e paparë në historinë e Kosovës së lirë. Ata që kanë dhënë urdhër politik dhe ata që kanë ekzekutuar urdhra të tillë për t’i rrahur qytetarët e Kosovës barbarisht, për t’i rrahur barbarisht veteranët e UÇK-së, kanë me dhënë llogari para ligjit”, ka deklaruar Gruda.
Ndërsa ka thënë se shoqëria kosovare nuk do të lejojë që protestat për vlerat që lidhen me historinë e vendit të shtypen në këtë mënyrë.
“Kjo shoqëri nuk ka me leju që kjo ngjarje, ku njerëzit dalin me protestu për vlerat më kryesore që vendi ka, me u rrah në mënyrë të tillë, me u shtyp një protestë kaq fisnike, kaq e rëndësishme për të tashmen, historinë dhe të ardhmen. Kjo nuk do të mbetet pa u adresuar”, ka thënë Gruda.

