Jehona Lushaku – Sadriu, shefe e grupit parlamentar të LDK-së ka thënë se partia e saj nuk e përkrahë ndryshimin e ligjit për Specialen.
Deputetja ka thënë se për LDK-në lufta e UÇK-së është e shenjtë, por se për LDK-në rruga e vetme për të ndryshuar një aktgjykim është rruga gjyqësore, rruga e Apelit.
“Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon detyrimet dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vet miratimit i këtyre ndryshimeve nuk garanton zbatimin e tyre e as rezultatin që u premtohet qytetarëve sot. Ndryshimet e miratuara nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues”, ka thënë Lushaku-Sadriu

