Kemi bërë disa gabime, por ligji duhet të votohet në dy leximet”, ka thënë Ramush Haradinaj deputet i Aleancës në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai ka thënë se Aleanca do ta mbështesë projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ka kërkuar që ai të votohet në dy lexime.
“Një nen i ligjit të sotëm, Aleanca e voton. I kërkojmë me mocion ta vendosim në dy lexime”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, rrugëtimi i institucioneve të Kosovës është bërë edhe me gabime dhe lëshime, por kjo, siç tha ai, nuk e bën popullin e Kosovës fajtor.
Kuvendi i Kosovës sot po shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si pikë të parë të rendit të ditës.

