Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Qipros U21, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen kualifikuese.
Qiproja e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kaloi në epërsi në minutën e 52-të. Megjithatë, Dardanët e rinj reaguan dhe arritën ta përmbysin rezultatin.
Hekuran Berisha e barazoi rezultatin në minutën e 69-të, duke realizuar nga pika e bardhë, ndërsa Lirim Jashari shënoi golin e fitores shtatë minuta më vonë, në minutën e 76-të.
Me këtë sukses, Kosova U21 ka grumbulluar 14 pikë në grupin kualifikues dhe i mbetet edhe një ndeshje për ta zhvilluar.

