Hën. Sht 28th, 2026

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden 200 fishekë në kulmin e shtëpisë

Një person është arrestuar të dielën në fshatin Korishë të Prizrenit, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit.

Sipas policisë, gjatë një bastisjeje të realizuar më 27 shtator 2026, rreth orës 10:30, në kulmin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Postime të Ngjashme