Doganat e Kosovës morën pjesë në Takimin e Ekipit të Projekteve për Modelin e të Dhënave të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), mbajtur në Bruksel, duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të këtij instrumenti të rëndësishëm për harmonizimin, digjitalizimin, ndërveprueshmërinë dhe lehtësimin e proceseve ndërkufitare.
Në njoftim thuhet se pjesëmarrja në këtë takim dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Doganave të Kosovës për t’u përfshirë në proceset që formësojnë standardet globale doganore, si dhe përkushtimin për ndërtimin e një administrate doganore moderne, të ndërlidhur dhe efikase.
“Falënderojmë Sekretariatin e OBD-së, kolegët dhe ekspertët e përfshirë për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe punën e vazhdueshme në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme”, theksohet në njoftim.
Bashkëpunimi dhe ekspertiza e përbashkët mbeten thelbësore për forcimin e standardeve doganore në nivel global.

