Hën. Sht 28th, 2026

Policia konfiskon dy pistoleta dhe një pushkë ajrore në Kamenicë

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion gjatë një bastisjeje të realizuar të dielën në Kamenicë.

Sipas policisë, më 27 shtator 2026, rreth orës 13:00, me vendim të prokurorit është kontrolluar banesa e një të dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta, si dhe tri doza me plumba.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet nën dyshimin për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Postime të Ngjashme