Die. Sht 27th, 2026

Prishtinë: Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së saj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00, kur infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e një personi të dyshuar për t’i ofruar tretman mjekësor.

Pas përfundimit të tretmanit, dyshohet se mes infermieres dhe të dyshuarit ka nisur një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj saj.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Pandeli Sotiri, Prishtinë / 26.09.2026 – 12:00. Dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës zyrtare si infermiere- viktima femër/kosovare së bashku me ekipin kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit m/k per ti dhëne tretman mjekësor, por pas tretmanit mjekësor i dyshuari ka filluar një konflikt verbal dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar rasti procedohet në procedure te rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Postime të Ngjashme