Die. Sht 27th, 2026

Kosova sonte përballë Austrisë, “Dardanët” kërkojnë tri pikët në Vjenë

Pas fitores së madhe ndaj Irlandës, Kosova sonte zbret sërish në fushë në Ligën e Kombeve, këtë herë përballë Austrisë në Vjenë.

“Dardanët” do të përballen me Austrinë në stadiumin “Ernst-Happel”, në kuadër të Grupit B3, me ndeshjen që nis në orën 18:00. Përballja vjen vetëm tri ditë pas triumfit 1:0 ndaj Irlandës në Prishtinë, ku golin e fitores e shënoi kapiteni Vedat Muriqi në minutën e 83-të.

Kosova e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën B, duke marrë tri pikë në debutimin e saj në këtë nivel. Ndërkohë, Austria gjithashtu e ka nisur me fitore, pasi në ndeshjen e parë mposhti Izraelin me rezultat 3:1.

Përzgjedhësi Franco Foda e ka cilësuar Austrinë si favorite të grupit, por ka theksuar se Kosova shkon në Vjenë me vetëbesim dhe me synimin për të zhvilluar një tjetër paraqitje të fortë. Sipas tij, Austria karakterizohet nga loja agresive dhe presingu i lartë, ndaj “Dardanët” duhet të jenë të kujdesshëm në detaje.

Një lajm pozitiv para ndeshjes është se i gjithë grupi i Kosovës është në dispozicion, gjë që u konfirmua edhe nga zëvendëskapiteni Mërgim Vojvoda në konferencën për shtyp.

Postime të Ngjashme