Enj. Sht 24th, 2026

​Kryesia e Kuvendit mblidhet të premten, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, më 25 shtator. Kjo do të jetë mbledhja e parë e Kryesisë pas konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Në rend të ditës do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.

Thirrja e mbledhjes së Kryesisë vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 23 shtator, e cila konstatoi se Kuvendi është konstituar pas afatit, por që i njëjti dhe formimi i Qeverisë nuk janë antikushtetuese.

Si pasojë juridike e kësaj është rrjedhja e afatit për ta zgjedhur presidentin prej datës 8 gusht. Kjo i obligon partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për presidentin deri më 6 tetor ose vendi shkon në zgjedhje të reja më së largu më 15 nëntor./KosovaPress/

Postime të Ngjashme