Albulena Haxhiu, zonja që po e drejton shtetin e Kosovës, nga cilësia e kryetares së Kuvendit, është përmbajtur sot nga komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili konstaton vonesat në konstituimin e legjislaturës së re, dhe moskompletimin e kryesisë së saj.
E pyetur lidhur me këtë vendim, derisa ishte në Banjskë, në përkujtim të heroit, Afrim Bunjaku, ajo tha se kjo temë do të trajtohet të premten në kryesinë e re.
“Nesër pas mbledhjës së kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.

