Mër. Sht 23rd, 2026

“Kosovë, e meriton me qenë e para”, Donjeta Sadiku pasi fitoi meçin sot: Synimi im është e arta!

Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e Kampionatit Evropian në boks, pasi ka shënuar fitore bindëse në çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë në Sofia 2026.

Boksierja kosovare u përball me holandezen Maund van der Toorn, në një meç të cilin Sadiku e kontrolloi gjatë të tre raundeve,

Pas meçit, Sadiku u shpreh e kënaqur me paraqitjen, por theksoi se objektivi i saj mbetet medalja e artë.

“Urime Kosovë, e meriton me qenë e para. Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua, arrita të fitoj kundër një kundërshtareje shumë të mirë. Ishte shumë e rëndësishme sepse e sigurova edhe medaljen evropiane”, deklaroi Sadiku.

Ajo zbuloi se së bashku me trajneren e saj, Mariola Sallauka, kishin përgatitur një plan të qartë për meçin, i cili, sipas saj, funksionoi në ring.

“Unë së bashku me trajneren time, Mariola Sallauka, e kemi planifikuar meçin kështu dhe na ka rezultuar ashtu siç ishim përgatitur. Në raundin e parë nuk isha shumë e fokusuar, por u ktheva në raundin tjetër.”

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme