Gjatë mbrëmjes së sotme duke filluar nga ora 21:00 në sheshin ‘’Skenderbeu’’ në Prishtinë mbahet protesta e radhës, e teta me radhë.
E në muret e Fakultetit Juridik në Prishtinë janë shfaqur grafite me thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme.
“UÇK. Hajde edhe ti në shesh”, shkruhet në grafitet e vendosura në hapësirën pranë Fakultetit Juridik.
Kjo në kuadër të protestave që po mbahen pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Theksojmë se Gjykata Speciale dënoi me 25 vite Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe 13 vite Rexhep Selimin.

