Mër. Sht 23rd, 2026

​Sot stërvitja e fundit e dardanëve para duelit me Irlandën, Foda flet para mediave

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes me Irlandën në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të dalin në fushë në orën 17:00, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj irlandezëve.

Para stërvitjes, në orën 16:20, përzgjedhësi dhe njëri prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës do të paraqiten në konferencën për media, ku pritet të flasin për përgatitjet dhe sfidën që i pret në Prishtinë.

Kosova dhe Irlanda do të përballen nesër, të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë në këtë edicion, ndërsa “Dardanët” synojnë ta nisin me rezultat pozitiv para tifozëve vendas.

KosovaPress

Postime të Ngjashme