Mar. Sht 22nd, 2026

Aksident në Klinë, tre persona përfundojnë në spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një veture, që ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Jagodë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile

Postime të Ngjashme