Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar tërheqjen nga politika të deputetit të LDK-së, Anton Quni, duke thënë se ai ka bërë një deklaratë ku thoshte se “jep dorëheqje” kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli të jenë në burg.
“Deputeti Anton Quni të tërhiqet nga politika sepse nëse iu kujtohet pat thënë se kur të jetë në burg Hashim Thaçi e Kadri Veseli, unë do ta lë politikën. Prandaj, Anton, nëse je veç pak i përgjegjshëm ndaj asaj që ke thënë, jep dorëheqjen nga politika”, ka thënë ajo.
Këtë deklaratë Musliu u bëri në një prononcim për media gjatë protestës së sotme të OVL të UÇK-së kundër vendimit dënues të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

