Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Sadiku ka thënë se nëse do të mblidheshin të gjithë deputetët shqiptarë, ai do ta votonte Thaçin për President të Kosovës,
Ai ka theksuar se një veprim i tillë do të përçonte një mesazh edhe ndaj Gjykatës Speciale dhe Serbisë.
“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës. 100 vota. Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar Sadiku.
Deklarata e tij vjen pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, i cili ka nxitur reagime të shumta në Kosovë

