Mër. Sht 16th, 2026

Endrit Thaçi hyn në Gjykatë Speciale pak para shpalljes së vendimit për babanë e tij

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka hyrë në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për të ndjekur nga afër seancën ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së.

Ai, së bashku me familjarë të tjerë të ish-krerëve të UÇK-së, fillimisht iu nënshtrua kontrolleve të sigurisë para se të vazhdonte drejt Galerisë së Publikut.

Vendimi pritet të shpallet sot, duke nisur nga ora 10:00, në një seancë të cilën familjarët dhe të pranishmit do ta ndjekin nga afër.

Ngjarja shënon një moment të rëndësishëm në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Postime të Ngjashme