Kosovë
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 28 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Deri më 18 shtator 2026, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sot do të ketë rritje graduale të temperaturave, me vlera maksimale që të enjten mund të arrijnë deri në 29°C.
Shqipëri
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore të territorit prej orëve të mesditës e pasdite. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në jug kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdites.Temperatura me e ulet 11 ndersa me e larta 32 grae celcius.🌬Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Gjatë pasdites do të ketë mundësi për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut.Temperatura me e ulet 9 ndersa me e larta 29 grade celcius.
Në Shkup:
Do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut.

