Mar. Sht 15th, 2026

Zhgënjim i madh për FSHF-në, UEFA-ja refuzon planin për finalen e madhe në Tiranë, i jep një të tillë Beogradit

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur sot në Selanik ka marrë vendimet për stadiumet ku do të zhvillohen finalet e aktiviteteve të saj në vitet e ardhshme dhe nga ky institucion ka ardhur një përgjigje negative për një aplikim që kishte bërë FSHF për të organizuar një ndeshje të tillë në “Air Albania”.

FSHF, sipas vetë presidentit Armand Duka, kishte aplikuar që finalja e Superkupës së Europës për vitin 2028 të zhvillohej pikërisht në kryeqytetin shqiptar. Por për fat të keq, në caktimin e këtyre ndeshjeve, përgjigja ka qenë negative për Shqipërinë, pasi edicioni i viti 2027 iu caktua stadiumit “Johan Cruyff ArenA” në Amsterdam ndërsa ai i vitit 2028 në stadiumin “Astana Arena” në Astana të Kazakistanit.

Sa u përket finaleve të tjera, Liga e Kampioneve 2028 do të ketë finalen në “Allianz Arena” të Mynihut, ndërsa ajo e vitit 2029 do luhet në “Camp Nou” të Barcelonës. Bukureshti dhe Beogradi do të presin finalet e Ligës së Europës në vitet 2028 dhe 2029, ndërsa finalet e Ligës së Konferencës në këto dy vite do luhen në stadiumin “Allianz” të Juventusit dhe “Puskás Aréna” në Budapest.

Postime të Ngjashme