Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të Aleancës që nga Lufta e Ftohtë, e cila pati nisur pas LIIB-i, ndërsa zgjati deri në fund të viteve ’80-të të shekullit të kaluar.
Duke folur në konferencën vjetore të shefave të misioneve në Berlin, Rutte tha se NATO-ja po hyn në një fazë të re, të cilën e quajti “NATO 3.0”.
Sipas tij, aleatët evropianë dhe Kanadaja po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.
“Siguria nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë për ne, por me ne”, tha Rutte, transmeton NATO-ja, përcjell KosovaPressi.
Ai vlerësoi kontributin e Gjermanisë në sigurinë e Aleancës…, Rutte përmendi brigadën e re të blinduar gjermane në Lituani dhe rolin e ri komandues në krahun lindor të NATO-s.
Ai theksoi gjithashtu angazhimin e avionëve dhe anijeve gjermane në forcimin e mbrojtjes dhe të parandalimit.
Rutte vlerësoi edhe industrinë gjermane të mbrojtjes, nga kompanitë e mëdha deri tek ndërmarrjet inovative.
“Po prodhoni më shumë dhe po bëni më shumë për Aleancën tonë”, deklaroi ai.
Duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Rutte shprehu solidaritetin e NATO-s me Gjermaninë pas sulmit hibrid rus në Aeroportin e Leipzigut.
NATO-ja qëndron në solidaritet të plotë me Gjermaninë. Keni tridhjetë e një miq dhe aleatë në krahun tuaj”, tha ai.
Sipas Rutte, përgjigjja e Aleancës…, do të jetë rritja e mbështetjes për Ukrainën në mbrojtjen kundër agresionit.

