Pre. Sht 11th, 2026

Moti sot, e premte 11 shtator 2026

Kosovë

Sipas IHMK-së, Pas reshjeve të së enjtes, moti do të jetë më i freskët, me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 25°C deri në 30°C. Rënia më e theksuar e temperaturave maksimale pritet në zonat malore. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1–5 m/s..

Shqipëri

Në Shqiperi: Edhe për ditën e premte vendi ynë do të mbetet në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Maqedoni e Veriut

Do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut.Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 35 grade celcius.

Në Shkup:
Do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe mundësi për bubullima të rralla.

Postime të Ngjashme