Pre. Sht 11th, 2026

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada”.

Me të marrë informatën njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kontaktuar pronarin e ahengut.

Sipas informacioneve të siguruara në vendin e ngjarjes, i dyshuari I.H.(36 vjeç), kishte shtënë me armë zjarri, i cili e ka dorëzuar armën me gaz dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë 2–3 herë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij janë iniciuar rastet : Përdorim i armës, apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, ose posedim i paautorizuar i armës.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore

Postime të Ngjashme