Enj. Sht 10th, 2026

Pa fitues në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Në Stamboll, Fenerbahçe dhe Roma kanë barazuar me rezultat 1-1,
Golin për italianët e shënoi Cristante në minutën e 39-të, ndërsa për turqit realizoi Brown në minutën e 48-të.

Vedat Muriqi luajti në këtë ndeshje 72 minuta.

Në Eindhoven, PSV dhe Shakhtar Donetsk u ndanë po ashtu në paqe, me rezultat 1-1.

Mendoza shënoi për ukrainasit në minutën e 45-të, ndërsa Dest barazoi në minutën e 48-të.

Nga ora 21:00 janë në program edhe katër ndeshje të tjera

Postime të Ngjashme