Enj. Sht 10th, 2026

Sulm me thikë në Londër, katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar

Katër burra u dërguan në spital pas një sulmi me thikë në Bromley High Street në Londër të enjten pasdite, ndërsa shtatë persona janë arrestuar, raportoi BBC.

Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët nuk janë në rrezik për jetën.

Forcat e policisë, automjetet e emergjencës dhe paramedikët mbërritën në zonë, së bashku me Ambulancën Ajrore të Londrës, rreth orës 14:19 BST të enjten. Besohet se një sherr ka shpërthyer brenda ose përreth një pike të KFC-së, ndërsa pritet një deklaratë nga kompania.

Policia vijon të jetë në vendngjarje dhe ka bërë me dije se nuk ka kërcënim më të gjerë për publikun.

Një dëshmitare, menaxherja e lokalit të lojërave të fatit Merkur Slots, tha se pa “një sherr të shpërthente” në High Street. Ajo u shpreh se u “shumë e shqetësuar” dhe mbylli tre klientë brenda dyqanit, derisa situata të qetësohej. Klientët qëndruan brenda dhe dyqani mbeti i mbyllur.

Four people have been taken to hospital following a stabbing in Bromley High Street, London Ambulance Service has confirmed.

Paramedics attended alongside the London Air Ambulance at 14:19 BST on Thursday. pic.twitter.com/7lWeyVjySc

— BBC London (@BBCLondonNews) September 10, 2026

Postime të Ngjashme