Enj. Sht 10th, 2026

Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, një e plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Neapoli të Selanikut, ku dy autobusë u përplasën me njëri-tjetrin dhe, për pasojë, njëri prej tyre u përplas më pas me një stacion aty pranë, duke plagosur katër gra.

Më rëndë nga të gjitha mbeti e plagosur një 21-vjeçare, e cila, sipas mediave greke, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale transmeton klankosova.tv.

Mediat raportojnë se 21-vjeçarja ka lëndime si në kokë, ashtu edhe në legen.

Tre gratë e tjera që u plagosën nga përplasja e autobusit me stacionin e autobusit, të moshës 17, 50 dhe 62 vjeç, kanë lëndime të lehta që nuk kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Megjithatë, ato do të mbeten të shtruara në spital, në klinikën kirurgjikale, për vëzhgim.

Postime të Ngjashme