Mar. Sht 8th, 2026

Trump: Çmimi i naftës do të bjerë ndjeshëm pas fitores ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se çmimi i naftës do të bjerë ndjeshëm nëse Shtetet e Bashkuara e fitojnë luftën kundër Iranit.

“Çmimet e naftës do të bien, ashtu siç po bie çdo gjë tjetër, por edhe më shumë kur ta fitojmë luftën”, ka thënë Trump.

Sipas presidentit amerikan, çmimi i karburantit mund të zbresë në 3 dollarë për gallon, ndërsa më pas, sipas tij, mund të shkojë edhe nën 2 dollarë për gallon.

“E gjitha kjo do të ndodhë shpejt dhe Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, ka deklaruar Trump.

Aktualisht, sipas të dhënave, çmimi mesatar i naftës dizel në SHBA është rreth 4.15 dollarë për gallon, ndërsa në Kaliforni arrin në rreth 5.86 dollarë.

Një gallon është i barabartë me rreth 3.79 litra.

Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar shqetësime të mëdha për furnizimin global me energji dhe çmimet e naftës.

Postime të Ngjashme