Mar. Sht 8th, 2026

LDK nga ora 13 në takim

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së. Kjo mbledhje do të mbahet nga ora 13:00.

Kjo mbledhje vjen në kohën kur gjashtë deputetë të LDK-së kanë refuzuar bashkëpunimin me VV-në lidhur me çështjen e presidentit.

Po ashtu vjen vetëm dy ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të mërkurën duke filluar nga ora 11:00.

Mbetet të shihet se çfarë do të prodhojë mbledhja e sotme.

Postime të Ngjashme