Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Gurrakoc, ku një veturë është rrokullisur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës me autoambulancë, si wdhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Policia pritet të hetojë rrethanat dhe shkaqet që çuan te ky aksident.
Deri tani, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për dëme të shkaktuara nga aksidenti.

