Pre. Sht 4th, 2026

Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat e BE-së

Komisarja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, ka anuluar vizitën në Serbi, ndërsa si arsye ka përmendur glorifikimin kriminelit, Ratko Mlladiq, në Serbi pas vdekjes së tij.

“Ratko Mlladiq është dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të afërt”, ka deklaruar Kos.

Ajo ka vlerësuar se glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat bazohet rruga evropiane e Serbisë.

“Ky rrugëtim kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të sinqertë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës”, ka thënë komisarja evropiane.

Kos ka theksuar se vlerat mbi të cilat bazohet e ardhmja e përbashkët nuk janë objekt negociatash, duke shtuar se për këtë arsye ka vendosur që “në këtë moment” të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi.

Kujtojmë se komisarja duhej të qëndronte në Beograd vetëm dy ditë pas varrimit të Ratko Mlladiqit, i cili në Hagë ishte dënuar për gjenocid dhe krime lufte

Postime të Ngjashme