Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se është finalizuar hetimi për krimet e luftës në lagjen e Jasharëve në Prekaz dhe se aktakuza tashmë është dorëzuar në gjykatë.
Sipas prokurorisë, hetimi për këtë rast ka zgjatur disa vjet dhe është konsideruar kompleks dhe sfidues.
“Falë një pune intensive, kemi arritur ta ngremë aktakuzën, e cila tani është në gjykatë”, ka deklaruar prokurori gjatë konferencës për media.
Ai ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë evidentuar gjithsej 35 persona.
Prokuroria ka njoftuar gjithashtu se aktakuza është ngritur në mungesë.

