Sht. Gus 29th, 2026

Akil Gjakova i siguron një tjetër medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Ai mposhti turkun Bilal Ciloglu me ippon, duke i siguruar Kosovës një tjetër medalje të bronztë pas Fatjona Kasapit.

Gjakova, në xhiron e parë kishte fituar me Yuko ndaj Kyprianos Andreous, ndërsa në çerekfinale u mposht nga francezi Maxime Gobert.

Në luftën e parë të repasazhit Akili mposhti me Ippon, Alexandre Bucur nga Portugalia, ndërsa në luftën e dytë të repasazhit Gjakova mposhti me 3 denime për Ippon, garuesin Robert Klacar nga Kroacia.

Postime të Ngjashme