Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar përsëri me kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës së Kuvendit nesë, më 28 gusht, në orën 11:00, .
Në kërkesën e adresuar në emër të deputetëve të PDK-së, partia i referohet Nenit 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe kërkon nga Dehari që të përmbushë, siç thotë PDK, obligimin e tij kushtetues dhe procedural.
PDK argumenton se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

