Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së boksieres kosovare Donjeta Sadiku në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke e cilësuar triumfin e saj si një sukses të madh për Kosovën.
Kurti ka bërë të ditur se Sadiku ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në këto Lojëra, pasi ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë.
“Sapo morën një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.
Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë. Ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë. Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës.
Donjetes dhe trajneres Mariola Sallauka urime për këtë fitore të madhe!”, ka shkruar Kurti.

