Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se njësia A3 ka filluar startimin dhe së shpejti do të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik, pas përmirësimeve të suksesshme.
KEK-u sqaroi se gjatë kësaj faze “mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë”, duke e cilësuar këtë si “dukuri e përkohshme”.
Korporata kërkoi “mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve” gjatë periudhës së shkurtër të startimit, duke falënderuar publikun paraprakisht.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

